Nesër miqësorja e katërt, KF Drenica ndaj FC Ballkanit

14.07.2019

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka njoftuar se të hënën do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj skuadrës KF Drenica. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ballkani zbuloi detajet e ndeshjes miqësore ndaj Drenicës. Kjo ndeshje do të zhvillohet të hënën (15.07.2019) në stadiumin e Skenderajt me fillim prej orës 17:00. […]

Nesër miqësorja e katërt, KF Drenica ndaj FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka njoftuar se të hënën do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj skuadrës KF Drenica.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Ballkani zbuloi detajet e ndeshjes miqësore ndaj Drenicës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të hënën (15.07.2019) në stadiumin e Skenderajt me fillim prej orës 17:00.

Skuadrës së Skenderajt, KF Drenicës dhe skuadrës nga Suhareka, FC Ballkanit kjo ndeshje do ti shërbej për tu përgatitur sa më mirë për sezonin e ardhshëm.

Përveç transferimeve, te Ballkani do të debutojë edhe trajneri i tyre i ri, Ismet Munishi, i cili deri më tani ka drejtuar tre ndeshje miqësore.

Kujtojmë se nesër do të jetë ndeshja e katërt miqësore e FC Ballkanit ndaj skuadrave të Kosovës, ku ndeshjen e fundit miqësore e zhvilloi dje ndaj KF Llapit, e cila kjo ndeshje përfundoi me rezultat baras 2-2.