Munishi: Te Kosova janë aktivizuar lojtarë që te unë në Ballkan nuk mund të luajnë!

13.01.2020

Trajneri i klubit nga Suhareka, FC Ballkanit, Ismet Munishi iftuar në emisionin sportiv “Dueli Sportiv” ka dhënë deklarata të forta duke thënë se te Kosova janë aktivizuar lojtarë që te unë në Ballkan nuk mund të luajnë. Trajneri që momentalisht me shumë sukses e drejton Ballkanin e Suharekës në Superligën e Kosovës është shfaqur shumë […]

Munishi: Te Kosova janë aktivizuar lojtarë që te unë në Ballkan nuk mund të luajnë! Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Trajneri i klubit nga Suhareka, FC Ballkanit, Ismet Munishi iftuar në emisionin sportiv “Dueli Sportiv” ka dhënë deklarata të forta duke thënë se te Kosova janë aktivizuar lojtarë që te unë në Ballkan nuk mund të luajnë.

Trajneri që momentalisht me shumë sukses e drejton Ballkanin e Suharekës në Superligën e Kosovës është shfaqur shumë i kënaqur me ftesat që i janë bërë futbollistëve të Superligës së Kosovës nga përzgjedhësi Bernard Challandes, për ndeshjen miqësore me Suedinë të humbur nga Kosova me rezultat 1:0 të dielën në Katar.

“Tash e shtatë vite jam duke thënë se duhet të ftohen lojtarë nga Superliga. Na janë dashur shtatë vite të shohim se ne kemi kualitet edhe për Kosovën. Te Kosova luajnë lojtarë që te unë në Ballkan nuk mund të luajnë me predispozitat që unë i kërkojë. Nuk po dua që t’i ceki me emra, kanë qenë edhe titullarë, lojtarë që thirren edhe në 18-she edhe në 22-she. Tashmë duhet të përcillet më shumë Superliga e Kosovës, duhet të ftohen lojtarët më shumë, të tubohen më shumë”, ka thënë Ismet Munishi për emisionin sportiv Dueli Sportiv.

Tutje, Munishi vlerëson se ndaj Suedisë, disa lojtarë nga Superliga ishin më të përgatitur fizikisht se disa që luajnë jashtë Kosovës.

“Disa lojtarë nga Superliga, edhe fizikisht kanë qenë edhe më të përgatitur se disa që luajnë jashtë”, vlerësoi Ismet Munishi.