Munishi: Kur ia pashë këto dy gjëra Ferizajit mendova që e kanë zyrtarizuar Sokolin, ja plani i ardhshëm me Ruxhin

24.02.2020

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e ka cilësuar Ferizajn si kundërshtar shumë të vështirë. Duke folur në “Dueli Sportiv”, Munishi tha se ferizajasit ishin afër barazimit sot, ani pse ndeshja u mbyll 3:0. Sipas tij, rezultati në fund nuk ishte real. “Sot patëm përballë një kundërshtar shumë të vështirë. Rezultati nuk ishte real, pasi që […]

Munishi: Kur ia pashë këto dy gjëra Ferizajit mendova që e kanë zyrtarizuar Sokolin, ja plani i ardhshëm me Ruxhin Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e ka cilësuar Ferizajn si kundërshtar shumë të vështirë.

Duke folur në “Dueli Sportiv”, Munishi tha se ferizajasit ishin afër barazimit sot, ani pse ndeshja u mbyll 3:0.

Sipas tij, rezultati në fund nuk ishte real.

“Sot patëm përballë një kundërshtar shumë të vështirë. Rezultati nuk ishte real, pasi që ata kishin raste të na barazojnë”, deklaroi Munishi.

“Kur e pashë që autobusi i tyre erdhi 1 orë e 45 minuta më herët dhe kur e pashë që u vonuan nja dy minuta për të hyrë në fushë, mendova që Sokoli ka filluar ta stërvitë Ferizajn”, vazhdoi ai, duke shkaktuar të qeshura në studio, që u pasuan nga një “Jo, jo” e Sokolit.

Tekniku prishtinas foli edhe për penalltinë e Ruxhit, duke paralajmëruar dicka tjetër interesante.

“Ruxhi e ka kërkuar moti një penallti, mirëpo deri sot nuk ishte momenti që t’ia japim”, u shpreh Munishi, përcjellë Gazeta Olle.

“Sot na shpëtoi pranë rezultatit 1:0 dhe ia plotësova këtë dëshirë. Ai luan shumë mirë me këmbë dhe është një portier shumë i mirë”.

“Herën e ardhshme do t’ia japim një goditje dënimi”, shtoi ai.