“Luanët” e Ismet Munishit, nesër udhëtojnë për në Ferizaj, synojnë fitore

01.10.2019

Kemi hyrë në javën e 8 të Superligës së Kosovës, ku skuadra nga Suhareka, FC Ballkani është duke treguar sukses në çdo ndeshje të zhvilluar, kjo falë trajnerit më të suksesshëm në futbollin kosovar, Ismet Munishit. Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani nesër pritet që të përballet edhe ndaj Ferizajit. “Luanët” e Ismet Munishit janë shprehur […]

“Luanët” e Ismet Munishit, nesër udhëtojnë për në Ferizaj, synojnë fitore Foto: Ilustrim

Kemi hyrë në javën e 8 të Superligës së Kosovës, ku skuadra nga Suhareka, FC Ballkani është duke treguar sukses në çdo ndeshje të zhvilluar, kjo falë trajnerit më të suksesshëm në futbollin kosovar, Ismet Munishit.

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani nesër pritet që të përballet edhe ndaj Ferizajit.

“Luanët” e Ismet Munishit janë shprehur të gatshëm që të luajnë në këtë ndeshje dhe se do të japin gjithçka në fushë vetëm që të fitojmë.

Ballkani nesër do të udhëtojë për në qytetin e Ferizajit, ku edhe do të përballet me klubin FC Ferizaj duke filluar nga ora 14:30, në stadiumin e qytetit (Ferizaj).