Juniorët e Ballkanit filluan fazën përgatitore në Suharekë, të dielën zhvillohet ndeshja ndaj Ferizajt

17.01.2020

Juniorët e FC Ballkani, pas një pushimi të shkurtër ri-filluan fazën përgatitore e cila do të zhvillohet në Suharekë. Të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Edon Gashi, i cili para vetes ka një mision për të përmbushur, ruajtjen e kreut të tabelës në një konkurencë shumë të fort. FC Ballkani i ka uruar […]

Juniorët e Ballkanit filluan fazën përgatitore në Suharekë, të dielën zhvillohet ndeshja ndaj Ferizajt Foto: Ilustrim

Juniorët e FC Ballkani, pas një pushimi të shkurtër ri-filluan fazën përgatitore e cila do të zhvillohet në Suharekë.

Të gjithë futbollistët janë në dispozicion të trajnerit Edon Gashi, i cili para vetes ka një mision për të përmbushur, ruajtjen e kreut të tabelës në një konkurencë shumë të fort.

FC Ballkani i ka uruar të gjithë futbollistët të kenë shëndet të mirë dhe të përgatiten sa më mirë.

Po ashtu të dielën (19.01.2020) juniorët e Ballkanit do të zhvillojnë edhe ndeshjen e parë miqësore me rivalin e vjetër, KF Ferizaj.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, duke filluar nga ora 12:00.