Fundjavë e nxehtë, FFK cakton gjyqtarët e ndeshjes Feronikeli – Ballkani

01.11.2019

Java e 13-të e Superligës së Kosovë në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante. Gara tashmë ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe klubet nuk kanë komoditet të humbasin pikë. Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishznjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave. Genc Nuza do ta drejtojë […]

Fundjavë e nxehtë, FFK cakton gjyqtarët e ndeshjes Feronikeli – Ballkani Foto: Ilustrim

Java e 13-të e Superligës së Kosovë në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante. Gara tashmë ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe klubet nuk kanë komoditet të humbasin pikë.

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishznjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.

Genc Nuza do ta drejtojë derbin ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit që do të zhvillohet nesër.

Nuza do të ndihmohet nga asistentët Fatlum Berisha dhe Lumturije Muhadri, ndërsa Bardh Ajeti do të jetë gjyqtarë i katërt.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Skender Hoxha si dhe delegat do të jetë Bajram Krasniqi.

Kujtojmë se ndeshja FC Ballkani ndaj KF Feronikelit do të zhvillohet të shtunën më 2 nëntor 2019 duke filluar prej orës 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhpi” – Gllogoc (Drenas).