Fundjavë e nxehtë, FFK cakton gjyqtarët e ndeshjes FC Ballkani – KF Dukagjini

25.10.2019

Java e 12-të e Superligës së Kosovë snë futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante. Gara tashmë ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe klubet nuk kanë komoditet të humbasin pikë. Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishznjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave. Selim Isufi do ta drejtojë […]

Fundjavë e nxehtë, FFK cakton gjyqtarët e ndeshjes FC Ballkani – KF Dukagjini Foto: Ilustrim

Java e 12-të e Superligës së Kosovë snë futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante. Gara tashmë ka hyrë në një fazë shumë interesante dhe klubet nuk kanë komoditet të humbasin pikë.

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishznjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e kësaj jave.

Selim Isufi do ta drejtojë derbin ndërmjet Ballkanit dhe Dukagjinit që do të zhvillohet ditën e diel.

Isufi do të ndihmohet nga asistentët Safet Berisha dhe Fatlum Jashari, ndërkohë që Bardh Ajeti do të jetë gjyqtarë i katërt.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Ilir Shuleta dhe delegat do të jetë Muhamer Abdullahu.

Kujtojmë se ndeshja FC Ballkani ndaj KF Dukagjinit do të zhvillohet të dielën më 27 tetor 2019 duke filluar prej orës 14:00 në stadiumin e qytetit – Suharekë.