FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ja kush e gjykon ndeshjen Ballkani-Feronikeli

22.08.2019

IPKO Superliga e Kosovës në futboll, kthehet këtë fundjave më ndeshjet e javës së dytë. Tashmë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e kësaj xhiro, që nis nesër pasdite më ndeshjen Drenica-Llapi, takim ky që luhet në Skenderaj, e që gjykohet nga Gramos Shala. Joshëse pritet të jetë edhe e shtuna, ku […]

FFK publikon zyrtarët e fundjavës, ja kush e gjykon ndeshjen Ballkani-Feronikeli Foto: Ilustrim

IPKO Superliga e Kosovës në futboll, kthehet këtë fundjave më ndeshjet e javës së dytë.

Tashmë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka publikuar zyrtarët e kësaj xhiro, që nis nesër pasdite më ndeshjen Drenica-Llapi, takim ky që luhet në Skenderaj, e që gjykohet nga Gramos Shala.

Joshëse pritet të jetë edhe e shtuna, ku luhen dy ndeshje Ferizaj-Gjilani dhe Ballkani-Feronikeli, sfida në të cilën drejtësinë do ta ndajnë Visar Kastrati dhe Tefik Maloku.

Kjo xhiro do të mbyllet të dielën pasdite duelet Drita-Flamurtari dhe Vushtrria-Trepça ’89. Arbitri Dardan Çaka gjykon ndeshjen në Gjilan, kurse, në Vushtrri kjo përballje i është besuar Kreshnik Vulës.