FC Ballkani shënon fitore, i ik barazhit

19.05.2019

Me ndeshjet e zhvilluara sot, edhe zyrtarisht ka përfunduar sezonin 2018/19 në Superligën e Kosovës në futboll. Vëmendje kryesore ishte në Drenas, aty ku Feronikeli mposhti Prishtinë 1-0, duke u shpallur kampion i ri i Kosovës. Por edhe në Suharekë kishte vëmendje të madhe ku FC Ballkani u përballë me KF Dritën, ku klubi i […]

FC Ballkani shënon fitore, i ik barazhit Foto: Ilustrim

Me ndeshjet e zhvilluara sot, edhe zyrtarisht ka përfunduar sezonin 2018/19 në Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendje kryesore ishte në Drenas, aty ku Feronikeli mposhti Prishtinë 1-0, duke u shpallur kampion i ri i Kosovës.

Por edhe në Suharekë kishte vëmendje të madhe ku FC Ballkani u përballë me KF Dritën, ku klubi i Suharekës shënoi fitore me rezultat përfundimtar 2:0.

Qysh në pjesën e parë të ndeshjes FC Ballkani ishte në epërsi ndaj Dritës me rezultat 1:0, golin e shënoi ylli i skuadrës, Jetmir Topalli në minutën e 5′.

Po ashtu edhe në pjesën e dytë Ballkani e kishte fitoren në duar duke shënuar edhe golin e dytë nga Borce Manevski.

Me këtë fitore, Ballkani ka arritur që t’i shpëtojë barazhit, duke grumbulluar 43 pikë, ndërsa Drita gjendet në pozitën e katërt me 48 pikë.