FC Ballkani mohon interesimin për Malën, Osmani: E kam bashkëfshatar, prandaj postova foton!

04.01.2020

Një fotografi e publikuar nga zyrtari i Ballkanit, Arben Osmani, nga rruga “Esat Mala” në Komunën e Suharekës, ngjalli disa spekulime rreth rikthimit të Esat Malës në klubin e vendlindjes. Ndoshta edhe me të drejtë, duke parë momentin shumë të vështirë që po kalon Mala te Partizani, e po ashtu edhe ambiciet e mëdha të […]

FC Ballkani mohon interesimin për Malën, Osmani: E kam bashkëfshatar, prandaj postova foton! Foto: Ilustrim

Një fotografi e publikuar nga zyrtari i Ballkanit, Arben Osmani, nga rruga “Esat Mala” në Komunën e Suharekës, ngjalli disa spekulime rreth rikthimit të Esat Malës në klubin e vendlindjes.

Ndoshta edhe me të drejtë, duke parë momentin shumë të vështirë që po kalon Mala te Partizani, e po ashtu edhe ambiciet e mëdha të Ballkanit në afatin kalimtar, duke parë që dimëron si lider i Superligës.

Megjithatë, nuk ka asgjë konkrete dhe Ballkani nuk e mendon aspak rikthimin e Malës.

Gazeta ka kontaktuar Osmanin, i cili tha se foton e postoi pasi që Malën e ka bashkëfshatar.

“Nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë rreth interesimit të klubit të Ballkanit për Esat Malën. Unë atë e kam bashkëfshatar, ajo rrugë mban emrin e gjyshit të tij dhe e postova. Kjo është e vërteta e vetme”, deklaroi Osmani për Gazetën Olle.

Fotoja e publikuar nga Osmani, u shpërnda edhe nga mediumet sportive në Shqipëri.

Ndryshe, Mala po kalon momentet më të vështira te Partizani, që prej transferimit te klubi tiranas.

Ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me kampionin e Shqipërisë dhe klubi, në shenjë hakmarrje, e ka dërguar të ushtrojë me ekipin B, madje edhe duke e pezulluar për një kohë të caktuar.

Mbetet të shihet se si do të veprojë Partizani në janar me futbollistin kosovar, që falë paraqitjeve fantastike me “Demat”, ka ngjallur interesimin e disa skuadrave për të.

Ndryshe, Mala ishte ndër më të mirët në titullin kampion që e fitoi Partizani vjet në Shqipëri.