FC Ballkani me njoftim të rëndësishëm për tifozët, për ndeshjen ndaj Llapit

29.08.2019

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e tretë me radhë në kuadër të Superligës së Kosovës, ndaj FC Llapit. Prandaj FC Ballkani përmes një postimi në facebook ka bërë një njoftim të rëndësishmëm për tifozët e klubit. Klubi FC Ballkani për ndeshjen kundër KF Llapi që zhvillohet në Podujevë, me […]

FC Ballkani me njoftim të rëndësishëm për tifozët, për ndeshjen ndaj Llapit Foto: Ilustrim

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e tretë me radhë në kuadër të Superligës së Kosovës, ndaj FC Llapit.

Prandaj FC Ballkani përmes një postimi në facebook ka bërë një njoftim të rëndësishmëm për tifozët e klubit.

Klubi FC Ballkani për ndeshjen kundër KF Llapi që zhvillohet në Podujevë, me datën 31.08.2019, në ora 16:00, ka vendosur që në dispozicionin tuaj të sigurojë transport.

Andaj, Ballkani ka ftuar të interesuarit për udhëtim të organizuar që të vijnë të shtunën në stadiumin e Suharekës nga ku dhe bëhet nisja për Podujevë.

Plani i udhëtimit:
1. Nisja bëhet në ora 14:00;
2. Nuk do të lejohen fëmijë pa përkujdesje të prindërve;
3. Pagesa e biletave bëhet privatisht.

“Ju lutëm na shkruani ne inbox ose ne coment duke konfirmuar ardhjen, me qëllim që te organizohemi sa me mirë për numrin e shikueseve potencial”, ka njoftuar në facebook, FC Ballkani.