FC Ballkani e nis për këtë vit, në stërvitjen e parë dalin edhe Gashi e Prekazi

03.01.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka nisur sot fazën përgatitore për edicionin pranveror në Ipko Superligë. Në stërvitjen e parë, prezent ishin edhe dy transferimet e reja Arbër Prekazi dhe Rroni Gashi. Kurse, para stërvitjes i pranishëm ishte dhe humanisti i njohur, Halil Kastrati i cili ishte i shoqëruar me kryetarin e klubit të […]

FC Ballkani e nis për këtë vit, në stërvitjen e parë dalin edhe Gashi e Prekazi Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka nisur sot fazën përgatitore për edicionin pranveror në Ipko Superligë.

Në stërvitjen e parë, prezent ishin edhe dy transferimet e reja Arbër Prekazi dhe Rroni Gashi.

Kurse, para stërvitjes i pranishëm ishte dhe humanisti i njohur, Halil Kastrati i cili ishte i shoqëruar me kryetarin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi.

“Pas nje pushimi te shkurter sot klubi yne filloi stervitjet e para per kete vit. E ne kete dite asesi nuk munguan vizitat dhe urimet nga i pari I klubit tone, z.Arsim Kabashi si dhe shum i nderuari Hoxhe Halil Kastarti.
Po ashtu vlen te ceket se sot filluan stervitjet edhe dy prurjet e reja te klubit tone, Arber Prekazi dhe Roni Gashi.”

Me urimet me te sinqerta, klubi i urone gjithe lojatreve shendet dhe suksese ne karieren sportive.

Na prifte e mbara edhe kete vit”, thuhet në njoftimin e KF Ballkanit.