Derbi FC Prishtina – FC Ballkani, ja sa bileta janë shitur deri më tani

29.02.2020

Skuadra e Prishtinës sonte takohet me Ballkanin me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës. Deri më tani është shprehur interesim mjaft të madh për ta përcjellur këtë duel, në dallim me ndeshjet e kaluara. Burime të GazetaBlic konfirmojnë se rreth 2 mijë bileta janë shitur deri më tani, […]

Derbi FC Prishtina – FC Ballkani, ja sa bileta janë shitur deri më tani Foto: Ilustrim

Skuadra e Prishtinës sonte takohet me Ballkanin me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 20-të të Ipko Superligës së Kosovës.

Deri më tani është shprehur interesim mjaft të madh për ta përcjellur këtë duel, në dallim me ndeshjet e kaluara.

Burime të GazetaBlic konfirmojnë se rreth 2 mijë bileta janë shitur deri më tani, ndërsa interesimi më i madh ka qenë në zonën VIP, ku bileta kushton 5 euro.

Interesim të madh për bileta ka edhe për pjesën lindore dhe perendimore.

Numri i biletave të shitura deri më tani është rreth 2 mijë, ndërsa në stadium priten të jenë rreth 4 mijë persona, duke llogaritur që biletat për Plisat dhe Xhebrailat nuk janë të përfshira në numrin e lartëcekur, për shkak se tifo grupeve iu ‘rezervohen’ biletat më herët.