Zviceranët kryen 10,000 simulime për fituesin e Euro 2024 – befasi në renditjen e favoritëve

11.06.2024

Kampionati Evropian “Gjermani 2024” nis të premten me ndeshjen mes mikpritësve Gjermaninë dhe Skocinë, ndërsa këto ditë çdoherë e më shumë po ka lajme mbi parashikimin e fituesve të Euro 2024.

Zviceranët kryen 10,000 simulime për fituesin e Euro 2024 – befasi në renditjen e favoritëve Foto: Ilustrim

Me afrimin e fillimit të Euro 2024, ekspertë të shumtë dhe faqe të ndryshme interneti po parashikojnë se cila kombëtare çfarë do të arrijë.

Swiss Football Data, një faqe interneti që merret me statistika në futbollin zviceran dhe atë ndërkombëtar, bazuar në renditjen e FIFA-s, vlerësimin ELO dhe mesataren e pikëve të shënuara në pesë ndeshjet e fundit, bëri parashikimin e saj.

Për të marrë rezultatet, ata kryen dhjetë mijë simulime, dhe sipas tyre, Kombëtarja e Portugalisë është favorite për ta fituar Euro 2024 me 20 për qind shanse.