Çmimi i biletave për ta parë Ronaldon teksa stërvitet kapin shifrën e çmendur

12.06.2024

Çmimi i biletës për të parë Cristiano Ronaldon duke u stërvitur me ekipin përfaqësues në një seancë të hapur të premten është deri në 800 euro.

Çmimi i biletave për ta parë Ronaldon teksa stërvitet kapin shifrën e çmendur Foto: Ilustrim

6000 bileta për seancën stërvitore u shitën për pak minuta dhe tani biletat po shiten me qindra euro.

Disa janë ofruar për 400 euro, e bileta të tjera ishin në shitje për 800 euro. Biletat janë ofruar në faqe të ndryshme të internetit në Gjermani.

Stërvitja e hapur për tifozë mbahet në qendrën e Portugalisë në Westphalia.