Në Gjakovë protestohet për mbrojtjen e natyrës nga gurthyesit, Suhareka “jepë” tokë me hektarë!

15.05.2019

Sipas një projekt-vendimi të Komunës së Suharekës JEPET PËLQIMI- për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër prej 1 (një) deri 15, (pesëmbёdhjetё) vite të pronës së paluajtshme të Komunës. Ndërsa në anën tjetër banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë, Moglicë, janë ftuar që të protestojnë në vendin Shpella […]

Në Gjakovë protestohet për mbrojtjen e natyrës nga gurthyesit, Suhareka “jepë” tokë me hektarë! Foto: Ilustrim

Sipas një projekt-vendimi të Komunës së Suharekës JEPET PËLQIMI- për të zhvilluar procedurat përmes ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër prej 1 (një) deri 15, (pesëmbёdhjetё) vite të pronës së paluajtshme të Komunës.

Ndërsa në anën tjetër banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë, Moglicë, janë ftuar që të protestojnë në vendin Shpella e Kusarit rruga Kusar – Goden në Gjakovë.

Tubimi protestues mbahet për mbrojtjen e natyrës nga eksplatuesit e gurthyesve, pra dëmtuesve të pyjeve dhe të natyrës në përgjithësi. Në njoftim thuhet se zona e Kusarit dhe Bjeshkët e Pashtrikut janë të shpallura zona të mbrojtura të natyrës, për këtë e kemi edhe dokumentacionin zyrtar, por përkundrejt të kësaj eksplatuesit ilegal-gurthyesit kanë filluar gërmimet e maleve deri në shkatërrim.

Shkatërrimi i ambientit në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Brenda vitit shumë kodra, zona malore, po shkatërrohen.