Së shpejti Suhareka me “Online Guide”

09.03.2019

Komuna e Suharekës së shpejti pritet të bëhet edhe me “Online Guide” që do të promovojë vlerat artistike, kulturore, turizmin dhe mbi të gjitha do të përmbajë të gjitha informacionet e Komunës së Suharekës. Guida e cila do të quhet “Theranda Guide” do të ketë platformën online në të cilën të gjithë qytetarët dhe vizitorët […]

Së shpejti Suhareka me “Online Guide” Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës së shpejti pritet të bëhet edhe me “Online Guide” që do të promovojë vlerat artistike, kulturore, turizmin dhe mbi të gjitha do të përmbajë të gjitha informacionet e Komunës së Suharekës.

Guida e cila do të quhet “Theranda Guide” do të ketë platformën online në të cilën të gjithë qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë që paraprakisht të informohen se si mund të kalojnë një ditë në komunën tonë. Realizimin e platformës është duke e zhvilluar Hallka – Marketing Agency dhe pritet që të lancohet së shpejti.

Çlirim Gashi, përfaqësues i kompanisë Hallka pak a shumë ka treguar për rëndësinë e guidës duke treguar se guida do të përmbajë informacione të përgjithshme si: të dhëna për komunën e Suharekës, mundësitë e transportit dhe linjat e rregullta si dhe hartën në formën elektronike të të gjitha institucioneve, vendeve turistike, atyre të rekreacionit dhe bizneseve që operojnë në Komunën e Suharekës.

Veç tjerash guida do të jetë pasqyrë se si mund të kalohet një ditë në Suharekë duke përshkruar veprimtaritë dhe vendodhjen si: muzeut, shtëpisë së kulturës, klubeve sportive, restauranteve dhe hoteleve, eventeve, hapësirave turistike, ka thënë Gashi.

Ndërsa sa i përket hartës, sipas tij, ajo do të lancohet në dy forma: atë të shkarkimit me të gjitha detajet dhe asaj online, ku kjo e fundit do të përmbajë të gjitha aktivitet dhe informacionet të detajizuara si psh. përshkrimi dhe lokacioni i insitucioneve të sigurisë, qendrës së mjekësisë familjare, zjarrfikësve, bankave komerciale me ç’rast çdo vizitor mund të orientohet shumë lehtë për shërbimet që i duhen.