Osmani për bojkotin e Listës Serbe: Vjen me urdhër të Vuçiqit

09.04.2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media ka folur për thirrjet e Listës Serbe që serbët e veriut të mos marrin pjesë në procesin zgjedhjet me 21 prill.

Osmani për bojkotin e Listës Serbe: Vjen me urdhër të Vuçiqit Foto: Ilustrim

Ajo ka thënë se Aleksandër Vuqiq nuk e ka mbajtur fjalën që e ka dhënë para aleatëve se nuk do të bëjë presion të pa ligjshëm ndaj serbëve që mos të marrin pjesë në një procesin zgjedhor.

“Natyrisht Kushtetuta jonë dhe ligjet tona kanë krijuar bazën ligjore se bashku me një Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga ministria përkatëse që qytetarët e komunave tona të kenë të drejtë të fillojnë procedurat për largimin e kryetarëve. Republika e Kosovës në bashkëpunim me aleatë ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që qytetarëve të u ofrohet kjo e drejtë, të mos ju cenohet në as një moment kjo e drejt dhe ata ta realizojnë këtë të drejtë të lirë dhe pa presione”, tha ajo, raporton RTKlive.

Sipas saj, për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuqiq ai që nuk e mbanë fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelarit gjerman edhe presidentit francez Macron, por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të pa ligjshëm ndaj serbëve që mos të marrin pjesë në një proces të tillë.

“Për fat të keq edhe një herë po e dëshmon këtë lloj presioni të pa ligjshëm të cilin e realizon nëpërmjet Listës Serbe dhe unë besoj që aleatët tanë janë duke parë me kujdes se si Serbia edhe një herë po ua mohon serbëve të Kosovës një të drejtë të cilën ata do të mund ta realizon në përputhje me ligjet dhe në përputhje me rregullativën tonë të kodifikuar në udhëzimin administrativ”, theksoi ajo.

Osmani deklaroi se kjo po e dëshmon edhe një herë që nuk është për paqe të qëndrueshme, por përkundrazi është vetëm për dhunë të cilën e ka zgjedhur si metodë për zgjidhjen e problemeve.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejt e qytetarëve tanë pa dallim, jemi të përkushtuar që serbet që jetojnë në Kosovë t’i shfrytëzojnë të drejtat që atyre u jep Kushtetuta, por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen penga nga ana e Vuqiq. Dua në veçanti t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tanë që të jenë shumë të shumë të zëshëm për të kundërshtuar këtë presion të pa ligjshëm ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë dhe po ashtu ta ndëshkojnë Vuqiçin i cili për disatën herre nuk e ka mbajtur fjalën që e ka dhënë para tyre qe nuk do të ndërhyj në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe normat e së drejtës sepse është shtet tjetër dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procese zgjedhore në Kosovë. Po dëshmon edhe një herë që e vetmja gjë që Vuqiçi i jep serbëve të Kosovës është dhuna dhe asgjë tjetër që të ciline e ka realizuar nëpërmjet strukturave ilegale kriminale si Rajdoqiqi”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat e Listës Serbe që serbët në veri janë duke pasur presion nga institucionet e Kosovës.

Osmani deklaroi se ato janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që Vuqiq po e realizon nëpërmjet Listës Serbe në Kosovë.

“Këto janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që Vuqiq po e realizon nëpërmjet Listës Serbe në Kosovë. As një presion të vetëm institucionet e Kosovës nuk u kanë bërë serbëve. Përkundër institucionet e Kosovës kanë bërë gjithçka që të miratohen edhe udhëzimet e reja administrative që qytetarët e veriut të kenë të drejtë të realizojnë mënyrën e largimit të kryetarëve para përfundim të mandatit. Nuk ka as një presion, dhe mos të harrojmë që zgjedhjet nuk i organizon kryeministri por zgjedhjet i organizon KQZ-ja, ku edhe Lista Serbe ka përfaqësues ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike dhe është organ i pavarur i cili në as një mënyre nuk ka ndërmarr as një vlerësim që do t’i cenonte serbët. Është një shpifje në radhën e shpifje të shumat të cilat burimin e kanë në Serbi në zyrën e Vuqiçit”, ka thënë presidentja Osmani para mediave.