Osmani: Kemi informacione që Serbia po përgatit sulme të reja, do t’i informojë liderët e BE-së

13.12.2023

Presidentja e Kosovës ka thënë se sipas informacioneve që ka Kosova të mbledhura nga institucionet dhe aleatët, Serbia është duke përgatitur sulme të reja. Osmani ka thënë se për këto informacione do t’i informojë aleatët të cilët do të marrin pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor. Sipas Osmanit duhet të merren veprime për të parandaluar. Osmani […]

Osmani: Kemi informacione që Serbia po përgatit sulme të reja, do t’i informojë liderët e BE-së Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës ka thënë se sipas informacioneve që ka Kosova të mbledhura nga institucionet dhe aleatët, Serbia është duke përgatitur sulme të reja.

Osmani ka thënë se për këto informacione do t’i informojë aleatët të cilët do të marrin pjesë në Samitin BE-Ballkan Perëndimor.

Sipas Osmanit duhet të merren veprime për të parandaluar. Osmani ka insistuar që duhet të merren masa ndaj Serbisë.

“Nëse vazhdohet pa asnjë masë, Serbia do ta marrë si një lloj nxitje. Të gjitha informacionet që i kemi, është që Serbia po planifikon sulme të reja, dhe do t’i informoj liderët për informatat që institucionet e sigurisë dhe partnerët i kanë mbledhur”, ka Osmani.