Për vetëm 4 ditë, mbi 90 persona të arrestuar në Kosovë
24.07.2021
Sipas raporteve ditore nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në vendin tonë ende mbetet shqetësuese numri i arrestimeve, ku çdo ditë kemi mbi 10 të arrestuar. Arrestimet e këtyre personave po bëhet për shkak të veprave të ndryshme penale, ku disa dërgohen në mbajtje, disa në ndalim policor dhe në vuajtje të dënimit. […]
Sipas raporteve ditore nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se në vendin tonë ende mbetet shqetësuese numri i arrestimeve, ku çdo ditë kemi mbi 10 të arrestuar.
Arrestimet e këtyre personave po bëhet për shkak të veprave të ndryshme penale, ku disa dërgohen në mbajtje, disa në ndalim policor dhe në vuajtje të dënimit.
SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e publikuara në raportet e policisë që nga data 20 korrik deri më 23 korrik.
Sipas statistikave del që brenda katër dite, Policia e Kosovës ka arrestuar 96 persona.
Data | Nr. i arrestimeve |
20 korrik | 12 |
21 korrik | 39 |
22 korrik | 20 |
23 korrik | 25 |
TOTAL | 96 |