Shembulli i Italisë, lojtarët dhurojnë premiot për familjet në nevojë
Kampioni i ri i Evropës, Italia është duke dhënë shembuj si brenda fushës edhe jashtë saj. Shembullin në fushë, italianët e kanë dhënë në triumfin në Kampionatin Evropian duke treguar se janë një grup i bashkuar. Ndërsa tani italianët edhe jashtë fushës po konfirmojnë se mbi të gjitha janë humanë dhe njerëz solidarë. Siç është […]
Kampioni i ri i Evropës, Italia është duke dhënë shembuj si brenda fushës edhe jashtë saj.
Shembullin në fushë, italianët e kanë dhënë në triumfin në Kampionatin Evropian duke treguar se janë një grup i bashkuar.
Ndërsa tani italianët edhe jashtë fushës po konfirmojnë se mbi të gjitha janë humanë dhe njerëz solidarë.
Siç është mësuar, skuadra italiane e drejtuar nga Roberto Mancini, do të dhurojë premiot e fituara nga Federata e Futbollit për familjet në nevojë dhe se ato premio nuk janë pak.
Premio që kanë marrë Kampionët e Evropës është 250 mijë euro për kokë për çdo lojtarë.
Këto para do të shkojnë për familjet në nevojë dhe do të shpërndahen në organizata humanitare.
Kapiteni i Azzurëve, Giorgio Chiellini ka sqauar se ato premio nuk do të kalojnë në llogaritë e lojtarëve, por direkt do të shpërndahen në disa shoqata për njerëzit në nevojë dhe në vështirësi nga pandemia COVID-19.
Një veprim që sigurisht gezon qindra familje dhe për më tepër tregon edhe një herë solidaritetin e madh dhe gjestin e rrallë të kampionëve të Europës.
Tashmë Italia tregon se janë kampionë të vërtetë brenda dhe jashtë fushe.