Pritjes i erdhi fundi, sot fillon zyrtarisht EURO 2020, ndeshja Turqi-Itali hap Kampionatin Evropian

11.06.2021

Sonte (e premte) 11 qershor 2021 edhe zyrtarisht fillon Kampionati Evropian i shumëpritur “EURO2020”. Në situata normale do duhej që ky kampionat të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë COVID-19 ka bërë që të shtyhet për këtë vit. Pritjes tashmë i erdhi fundi, si kombëtaret njëashtu edhe tifozët e futbollit do ta […]

Pritjes i erdhi fundi, sot fillon zyrtarisht EURO 2020, ndeshja Turqi-Itali hap Kampionatin Evropian Foto: Ilustrim

Sonte (e premte) 11 qershor 2021 edhe zyrtarisht fillon Kampionati Evropian i shumëpritur “EURO2020”.

Në situata normale do duhej që ky kampionat të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë COVID-19 ka bërë që të shtyhet për këtë vit.

Pritjes tashmë i erdhi fundi, si kombëtaret njëashtu edhe tifozët e futbollit do ta shijojnë fillimin e EURO 2020.

Në këtë Kampionat Evropian do të konkurrojnë 24 kombëtare në gjashtë grupe për trofeun e çmuar.

Nga ora 21:00 (sot 11 qershor), Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë luajnë ndeshjen e parë të EURO20, në Stadio Olimpico.

Për sonte ndonjë ndeshje tjetër nuk do të ketë dhe se e gjithë vëmendja do të jetë mes kombëtares së Italisë dhe asaj të Turqisë.

Në gjashtë grupet (Grupi A – F) këto kombëtare bëjnë pjesë:

Grupi A:

Turqia, Zvicra, Italia dhe Uellsi

Grupi B:

Rusia, Belgjika, Danimarka dhe Finlanda

Grupi C:

Austria, Holanda, Maqedonia dhe Ukraina

Grupi D:

Republika Ceke, Kroacia, Skocia dhe Anglia

Grupi E:

Suedia, Spanja, Sllovakia dhe Polonia

Grupi F:

Gjermania, Franca, Portugalia dhe Hungaria