Shqetësuese, për 4 muaj 45 vjedhje në Suharekë
Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit […]
Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.
Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e fundit të muajit prill ndodhën 6 vjedhje.
Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.
SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e vjedhjeve të cilat kanë ndodhur këtë vit në periudhën janar-prill.
Për katër muaj, në Suharekë kanë ndodhur 45 vjedhje.
Gjatë muajit janar të vitit 2021 ndodhën 12 vjedhje, në shkurt 12 vjedhje, në mars 9 vjedhje dhe në prill 12 vjedhje.
Muaji | Nr. i vjedhjeve në Komunën e Suharekës |
Janar | 12 vjedhje |
Shkurt | 12 vjedhje |
Mars | 9 vjedhje |
Prill | 12 vjedhje |
Ndryshe gjatë fillimit të muajit maj Policia e Suharekës arriti që ta shpartallon grupin e hajnave në Budakovë.
Policia e Suharekës gjatë fillimit të majit kishte arrestuar një person nga Komuna e Ferizajit i dyshuar për 8 raste të vjedhjeve në fshatin Budakovë të Suharekës.
Lajmin e kishte konfirmuar për SuharekaOnline, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili ka bërë të ditur se pas një hetimi dhe pune të Policisë së Kosovës në Suharekë, me datën 6 maj rreth orës 10:00 është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për 8 raste të vjedhjeve në Budakovë.
Sipas kapitenit Sylaj personi i arrestuar është 20 vjeçari L.G.(emër i njohur për redaksinë) dhe është dërguar në mbajtje.
Më tutje ai ka treguar se operacioni i policisë është duke vazhduar dhe së shpejti pritet të dilet me informacione shtesë.
Kujtojmë se i dyshuari i parë për rastet e vjedhjeve në Budakovë ishte arrestuar më 26 prill rreth orës 05:00 në fshatin Budakovë.