COVID-19 në Kosovë, mbi 14 mijë raste aktive dhe 1 mijë e 934 viktima
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 489 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19 dhe një viktimë, shkruan SuharekaOnline. Gjithashtu të martën janë […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar 489 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës është identifikuar një rast pozitiv me COVID-19 dhe një viktimë, shkruan SuharekaOnline.
Gjithashtu të martën janë shëruar 745 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78.702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.020.
Ndërsa është bërë e ditur se numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes.