Fitoooore, Ylli mboshtë Rahovecin
Klubi vendas Golden Eagle Ylli sot ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër KB Rahovecit në Rahovec të cilin e ka mboshtur me rezultat 62:61. Ndeshja e mbajtur në Mizahir Isma në Rahovec duke filluar nga ora 19:00 ka qenë në favor të Golden Eagle Ylli qysh në pjesën e parë duke e mundur KB Rahovecin…
Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi
Klubi vendas Golden Eagle Ylli sot ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër KB Rahovecit në Rahovec të cilin e ka mboshtur me rezultat 62:61.
Ndeshja e mbajtur në Mizahir Isma në Rahovec duke filluar nga ora 19:00 ka qenë në favor të Golden Eagle Ylli qysh në pjesën e parë duke e mundur KB Rahovecin me rezultat 35:31.
Edhe pjesa e dytë e takimit ka përfunduar në favor të Yllit me rezultat përfundimtar 62:61.
Ndeshja e sontme i konfirmon KB Golden Eagle Ylli të qëndrojë në vendin e dytë.