Suhareka në zonën e gjelbër, brenda 7 dite u regjistruan 2 viktima dhe 20 raste me COVID-19
Numri i të infektuarve me COVID-19 dhe i viktimave në Kosovë, vazhdonë ende të jetë shqetësues. Nga java në javë shifrat e të infektuarve me këtë virus ndryshojnë, e në bazë të tyre ndryshon edhe kategorizimi i komunave. Komuna e Suharekës është njëra nga komunat e Kosovës e cila me javë të tëra është zhvendosur […]
Numri i të infektuarve me COVID-19 dhe i viktimave në Kosovë, vazhdonë ende të jetë shqetësues.
Nga java në javë shifrat e të infektuarve me këtë virus ndryshojnë, e në bazë të tyre ndryshon edhe kategorizimi i komunave.
Komuna e Suharekës është njëra nga komunat e Kosovës e cila me javë të tëra është zhvendosur në zona të ndryshme, nga ajo e verdhë në të gjelbër e nga e gjelbëra në të kuqe.
Mirëpo javën që po e lëmë pas në Komunën e Suharekës situata me pandeminë COVID-19 ka qenë më e qetë se në javët e kaluara.
SuharekaOnline ka përcjellur vazhdimisht raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend, e duke u bazuar në këto raporte bëhet e ditur se nga 13 deri më 19 shkurt janë identifikuar gjithsej 20 raste pozitive me COVID-19.
Gjithashtu gjatë kësaj jave, në Komunën e Suharekës janë regjistruar edhe dy viktima nga ky virus, një i moshës 84 dhe një i moshës 57 vjeç.
Data | Numri i rasteve pozitive | Viktima |
13 shkurt, 2021 | 0 | 0 |
14 shkurt, 2021 | 5 | 0 |
15 shkurt, 2021 | 2 | 0 |
16 shkurt, 2021 | 3 | 0 |
17 shkurt, 2021 | 4 | 1 (57 vjeç) |
18 shkurt, 2021 | 4 | 1 (84 vjeç) |
19 shkurt, 2021 | 2 | 0 |
Ndërsa, gjatë ditës së premte Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së virusit COVID-19, ku është bërë e ditur se Komuna e Suharekës mbetet në zonën e gjelbër.
SuharekaOnline gjithashtu ka siguruar të gjitha masat kufizuese që vlejnë për Komunën e Suharekës, e të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
30. Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):
30.1. Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,
30.2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,
30.3. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,
30.4. Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
30.5. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
30.6. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
30.7. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
30.8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
30.9. Pavarësisht pikave 35.6, 35.7 dhe 35.8 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.