Zemaj njofton se masat anti-COVID mbesin në fuqi
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur konferencë për media ku ka njoftuar se masat aktuale kanë ndikuar në rënien e numrit të infektuarve me COVID-19. Ministri Zemaj bëri të ditur se masat aktuale do të vazhdojnë. “Kemi stagnim të virusit, nuk ka përhapje si pasojë e masave të ndërmarra. Këto masa duhet të […]
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka mbajtur konferencë për media ku ka njoftuar se masat aktuale kanë ndikuar në rënien e numrit të infektuarve me COVID-19.
Ministri Zemaj bëri të ditur se masat aktuale do të vazhdojnë.
“Kemi stagnim të virusit, nuk ka përhapje si pasojë e masave të ndërmarra. Këto masa duhet të vazhdojnë me intensitet të shtuar për të pasur efekt. Numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe pse ka rënë numri i të infektuarve”, tha Zemaj.
Gjithashtu, Zemaj bëri të ditur se lista e kategorizimit të komunave ka ndyshuar.
“Në zonën e kuqe 16 komuna, të verdhë 9, të gjelbër 13 komuna. Ftoj qytetarët të jenë të kujdesshëm”, tha Zemaj