Për një orë shiten rreth 11 mijë bileta për ndeshjen Kosovë – Bullgari
Kosovarët kanë treguar edhe njëherë dashurinë e tyre për futbollin dhe kombëtaren e Kosovës në futboll. Kosova do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e parë për kualifikimet e kampionatit evropian 2020, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Biletat për këtë ndeshje kanë dalur në shitje ‘online’ në uebfaqen tiks.app, ku në një orë janë shitur rreth […]
Kosovarët kanë treguar edhe njëherë dashurinë e tyre për futbollin dhe kombëtaren e Kosovës në futboll.
Kosova do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e parë për kualifikimet e kampionatit evropian 2020, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Biletat për këtë ndeshje kanë dalur në shitje ‘online’ në uebfaqen tiks.app, ku në një orë janë shitur rreth 11 mijë bileta.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Diturie Hoxha, zyrtare e FFK për medie, e cila ka thënë se kanë mbetur vetëm edhe rreth 2 mijë bileta në shitje.
Kosova paraprakisht do të luaj edhe një ndeshje me kombëtaren e Danimarkës, e cila do të jetë vetëm miqësore, por që gjithashtu pati interesim të madh nga futbolldashësit në Kosovë.