Kjo është skuadra e re e Vedat Muriqit?

15.04.2020

Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi pritet t’i jap fund aventurës së tij me klubin e madh nga Stambolli në afatin kalimtar veror. Lazio është në mesin e shumë klubeve të interesuara për sulmuesin prizrenas, i cili në mes të tjerash kërkohet edhe nga Tottenhami, shkruan ‘Hurriyet’, përcjell Zëri.info. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, gjithnjë…

Kjo është skuadra e re e Vedat Muriqit? Foto: Vedat Muriqi (GettyImages)

Sulmuesi i Fenerbahçes, Vedat Muriqi pritet t’i jap fund aventurës së tij me klubin e madh nga Stambolli në afatin kalimtar veror.

Lazio është në mesin e shumë klubeve të interesuara për sulmuesin prizrenas, i cili në mes të tjerash kërkohet edhe nga Tottenhami, shkruan ‘Hurriyet’, përcjell Zëri.info.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, gjithnjë sipas mediave italiane do të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime me Muriqin.

Edhe Jose Mourinho i Tottenhamit është tejet i interesuar ta transferojë futbollistin e Kosovës, por Lazio nuk dëshiron ta humbasë këtë garë.

Pas pandemisë COVID-19, destinacioni i parë i Tares do të jetë Stambolli, ku do ta lansojë ofertën prej 20 milionë euro të Lazios.

Drejtuesit e Fenerbahçes kërkojnë 25 milionë euro për Muriqin, derisa klubi romak fillimisht do të ofrojë vetëm 20 milionë euro.

Etiketat

Ofertat e fundit