Haradinaj ‘ia ofron’ dy rrugë Kurtit: Do t’i kërkojë përgjegjësi për pasojat e heqjes së taksës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka deklaruar se taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të hiqet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë. Ndërsa pas këtyre deklarimeve të Kryeministrit Kurti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Albin Kurti nuk duhet […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot ka deklaruar se taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të hiqet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.
Ndërsa pas këtyre deklarimeve të Kryeministrit Kurti, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Albin Kurti nuk duhet ta heqë tarifën 100% pa e ofertuar njohjen reciproke të pavarësisë, po ashtu ai tha se për pasojat do t’i kërkojë përgjegjësi.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, i është drejtuar Kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurtit duke thënë se ai duhet të ofrojë heqjen e taksës për njohje në kufijtë ekzistues.
“Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.
Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Po ashtu ai ka thënë se Kurti duhet të ofertojë heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.
“Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”, ka shkruar Haradinaj.