Budakovë: Vetëaksident, rrokulliset një veturë!
Policia e Kosovës bënë të ditur se më datë 24 janar rreth orës 00:38 në fshatin Budakovë është raportuar për një aksident. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin ndaj veturës dhe rrokulliset. Si pasoje e aksidentit lëndime […]
Policia e Kosovës bënë të ditur se më datë 24 janar rreth orës 00:38 në fshatin Budakovë është raportuar për një aksident.
Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin ndaj veturës dhe rrokulliset.
Si pasoje e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vozitësi i cili pas marrjes se ndihmës mjekësore është liruar, ndërsa pasagjeri mashkull K-Shqiptar është dërguar ne spitalin e Prizrenit për tretman të mëtejmë.