Kërkohet urgjentisht gjak i grupit A negativ (A−), apelohet për ndihmën e qytetarëve
27 min
Është bërë thirrje për dhurim të gjakut të grupit A negativ (A−), me qëllim që të ndihmohet një person që ka nevojë për këtë grup gjaku.
Të gjithë qytetarët që posedojnë këtë grup gjaku dhe kanë mundësi të dhurojnë, luten të kontaktojnë në numrin e telefonit:
📞 +383 43 545 020 – Betim Gashi
Familjarët apelojnë gjithashtu që kjo thirrje të shpërndahet sa më shumë, në mënyrë që të arrijë te personat që mund të ndihmojnë.
Një dhurim gjaku mund të shpëtojë jetë!
