Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në Peqan të Suharekës, arrestohet i dyshuari
14.10.2026
Një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në fshatin Peqan të Suharekës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 14:20. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Ndërkohë, më 13 tetor, gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa pas kontrollit të perimetrit më të gjerë, në disa shkurre janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, një karikator dhe dy fishekë.
Rasti është cilësuar si “Kanosje”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.
