Suharekë, katër lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen brenda një jave

09.10.2026

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka evidentuar nëntë lidhje të paautorizuara të ujit gjatë kësaj jave në zonat ku ofron shërbime.

Sipas njoftimit të kompanisë, katër lidhje të paautorizuara janë identifikuar në Suharekë, katër në Prizren dhe një në Malishevë.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos kryejnë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke theksuar se ato janë të kundërligjshme dhe dëmtojnë funksionimin e rregullt të sistemit të furnizimit me ujë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka ritheksuar rëndësinë e respektimit të rregullave për kyçje në rrjetin e ujësjellësit, nën moton: “Lidhjet e ligjshme, përgjegjësi e përbashkët”.