Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

08.10.2026

Një shtetas kosovar, i kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar për veprën penale “vjedhja e rëndë”, është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në një urdhër ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Ekstradimi është realizuar më 8 tetor 2026, përmes bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, njësive relevante të Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë, në koordinim me autoritetet gjermane.

Pas ekstradimit, i dyshuari iu është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdimin e procedurave ligjore.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.