“Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet”

07.10.2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas përmbylljes së procesit të formimit dhe funksionalizimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përmendur konstituimin e Legjislaturës së XI-të të Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentes së re, Justina Shiroka-Pula.

Ai ka thënë se Shiroka-Pula të mërkurën pranoi zyrtarisht detyrën nga ushtruesja e deridjeshme e saj, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Tani që janë krijuar kushtet për punë pa pengesa, zelli duhet të shtohet e koha nuk duhet të çohet dëm”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se puna e institucioneve duhet të vazhdojë në shërbim të qytetarëve, për të mirën e përbashkët dhe në përmbushje të zotimeve dhe programit qeverisës.

“Edhe një herë urime të gjithëve!”, ka përfunduar Kurti.