OVL-UÇK bën thirrje për tubim në Prishtinë: Nesër të gjithë në shesh

05.10.2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për qytetarët dhe kategoritë e dala nga lufta që nesër të mblidhen në sheshin e Prishtinës.

Në thirrjen e saj, OVL-UÇK u ka bërë apel qytetarëve që të jenë të bashkuar dhe të tregojnë, siç thuhet, dinjitet në mbrojtje të asaj që e konsiderojnë të tyren.

“Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.