Ligji për Gjykatën Speciale shqyrtohet nesër në Komisionin për Legjislacion

04.10.2026

Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës do të trajtohet nesër në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja e këtij komisioni është caktuar të nisë në ora 08:00, ndërsa është konfirmuar edhe ftesa për deputetët që janë anëtarë të Komisionit për Legjislacion.

Shqyrtimi në komision vjen pas kërkesave për ndryshime në kuadër të Ligjit për Dhomat e Specializuara, në një kohë kur në Kuvend është hapur debat lidhur me funksionimin dhe mandatin e Gjykatës Speciale.