Mbi një orë në takim, Kurti dhe Abdixhiku vazhdojnë bisedimet në Kuvend
04.08.2026
Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po vazhdon edhe pas më shumë se një ore.
Takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në takim po marrin pjesë edhe Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Vjosa Osmani e Lutfi Haziri nga LDK-ja.
Deri më tani, palët nuk kanë dhënë deklarata për media dhe nuk ka informacion nëse nga takimi është arritur ndonjë marrëveshje.
