Bayern i beson Arijon Ibrahimoviçit, do të jetë pjesë e ekipit të parë sezonin e ri

07.07.2026

Klubi gjerman, FC Bayern Munich, ka konfirmuar se Arijon Ibrahimoviç do të jetë pjesë e ekipit të parë për sezonin e ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale me mesazhin “Welcome back, Ari!”, kampioni gjerman bëri të ditur se talenti 20-vjeçar rikthehet në planet e skuadrës së parë pas periudhës së huazimit.

Arijon Ibrahimoviç konsiderohet një nga talentet premtues të klubit bavarez dhe tani pritet të luftojë për minuta nën drejtimin e stafit teknik në sezonin e ardhshëm.

Ky vendim tregon besimin e Bayernit te zhvillimi i futbollistit, i cili do të ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e tij në konkurrencën e ekipit të parë.