Kimi prezanton K2.6, model që rivalizon liderët globalë të inteligjencës artificiale
Modeli i ri për kodim dhe arsyetim, K2.6 nga Moonshot AI (Kimi), është prezantuar si një alternativë e fuqishme ndaj modeleve më të avancuara si GPT-5.4, Opus 4.6 dhe Gemini 3.1 Pro.
Sipas të dhënave të publikuara, K2.6 arrin ose tejkalon këto modele në disa nga benchmark-et kryesore, përfshirë Humanity’s Last Exam (për arsyetim) dhe SWE-Bench Pro (për kodim).
Një nga veçoritë kryesore të K2.6 është aftësia për të punuar për periudha të gjata, deri në 12 orë pa ndërprerje, duke realizuar mbi 4,000 thirrje mjetesh (tool calls).
Në demonstrime, modeli ka treguar kapacitet për të refaktorizuar kode të vjetra deri në 8 vite.Gjithashtu, K2.6 mbështet agjentë autonomë që mund të funksionojnë për ditë të tëra pa ndërhyrje njerëzore.
Sipas Kimi, një agjent i brendshëm ka operuar për pesë ditë rresht në mënyrë të pavarur. Sistemi lejon edhe krijimin e “agent swarms”, ku deri në 300 nën-agjentë mund të punojnë paralelisht për të përfunduar detyra komplekse.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur konkurrenca në fushën e inteligjencës artificiale po intensifikohet, me fokus të shtuar në modele më efikase dhe më të përballueshme për përdorim në shkallë të gjerë.
