Zhduket një vajzë në Lipjan, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
29.03.2026
Një rast i zhdukjes së një vajze është raportuar në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit më 28 mars 2026. Sipas njoftimit, ankuesi mashkull ka bërë të ditur se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
Rasti është paraqitur në polici dhe tashmë është duke u trajtuar nga organet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e saj.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që në rast se kanë ndonjë informacion të mundshëm, ta ndajnë me policinë.
