Ka nisur “El Clasico”: Real Madridi dhe Barcelona përballen për kreun e La Ligës
Ka startuar në orën 16:15 ‘El Clasico’ i parë i këtij sezoni, ku Real Madridi dhe Barcelona po përballen në “Santiago Bernabeu”, në një sfidë tejet të rëndësishme për kreun e La Ligës.
Madrilenët hyjnë në këtë ndeshje si liderë të kampionatit me 24 pikë, ndërsa Barcelona ndodhet vetëm dy pikë më poshtë, në vendin e dytë. Një fitore sot mund të ndryshojë krejtësisht ecurinë e garës për titullin.
Atmosfera në “Bernabeu” është elektrizuese, ndërsa trajnerët Xabi Alonso dhe Hansi Flick kanë hedhur në fushë formacionet më të forta të mundshme.
Xabi Alonso ka ndërtuar repartin ofensiv me Vini Jr dhe Kylian Mbappe, me përkrahje nga talenti Guler dhe lideri i mesfushës Jude Bellingham. Në anën tjetër, Hansi Flick ka zgjedhur të luajë me Marcus Rashford dhe Ferran Torres në vijën e sulmit, të mbështetur nga Lamine Yamal dhe Pedri në mesfushë.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid:
Courtois; Valverde, Militao, Huijsen, Carrearas; Tchouameni, Camavinga, Bellingham, Guler; Mbappe, Vini Jr
Barcelona:
Szczesny; Kounde, Cubarsi, Eric Garcia, Balde; Pedri, De Jong, Fermin, Yamal; Rashford, Ferran
Ndeshja është në zhvillim e sipër dhe pritet të sjellë spektakël, ritëm të lartë dhe emocione deri në fund, ashtu siç i ka hije një “El Clasico”-je.