Publikohen formacionet e ndeshjes Liverpool – Salzburg
Liverpooli dhe RB Salzburgu do të përballen mes vete sot (e mërkurë) në kuadër të Ligës së Kampionëve. Reds janë nikoqir të klubit austriak në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin E. Kjo ndeshje zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 21:00 dhe dy skuadrat kanë bërë të gjitha përgatitjet. Ekipi anglez vjen nga […]
Liverpooli dhe RB Salzburgu do të përballen mes vete sot (e mërkurë) në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Reds janë nikoqir të klubit austriak në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin E.
Kjo ndeshje zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 21:00 dhe dy skuadrat kanë bërë të gjitha përgatitjet.
Ekipi anglez vjen nga një humbje e hidhur në ndeshjen e parë nga Napoli dhe synon ta marr fitoren e parë këtë garë.https://twitter.com/LFC/status/1179136150675476480/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1179136150675476480&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fliverpool-salzburg-formacionet-e-mundshme%2F
Në anën tjetër, mysafirët kanë fituar thellë ndaj Genkut dhe duan të bëjnë befasi edhe tek Reds.
Liverpooli ka mungesën e portierit Alisson Becker, ndërsa Jurgen Klopp pritet të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.
Liverpool (4-3-3) : Adrian; Alexander-Arnold, van Dijk, Gomez, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.
Salzburg (4-4-2) : Stankovic; Kristensen, Ramalho, Wober, Ulmer; Minamino, Ashimeru, Junuzovic, Szoboszlai; Hwang, Haaland.