26 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës këtë vit
Deri në muajin tetor të këtij viti sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat kanë ndekur 26 punëtorë në vende pune, por të dhëna të tjera kanë në Inspektoratin e Punës.
Sipas tyre brenda kësaj periudhe kohore 13 punëtorë kanë vdekur në vende pune, ndërsa kanë ndodhur 412 aksidente.
Këto të dhëna u bënë të ditura në konferencën e 11-të ndërkombëtare më temë: “Siguria në punë dhe në transport – qasje të integruara për zhvillim të qëndrueshëm dhe për mbrojtjen e jetës”, organizuar nga kolegji “Tempulli”, AMRKS dhe Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, deklaroi se qeveritë e deritashme nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e punëtorëve në sektorin privat.
Azemi theksoi se deri në këtë periudhë të vitit 2025, 26 punëtorë e kanë gjetur vdekjen në vende pune.
“Qeveritë e mëhershme edhe kjo qeveri për punëtorët e sektorit privat të Kosovë kanë bërë zero për ta…Edhe në rastet e vdekjeve kemi pas raste kur inspektorët kanë dirigjuar dhe kanë ndihmuar pronarët e kompanive që fajtor të mbetet punëtori i vdekur, po ne kemi këto raporte ne kemi interferuar dhe raporti i inspektori që ka vdekur nga pakujdesia e vetë ka dal kur kemi mbledh material ka dal se ka vdekur për shkak të pronarit të kompanisë….
Shifrat janë të tmerrshme ne kemi biseduar edhe për raportet pse tek inspektorati del 8 punëtorë e tek ne tjetër në vitin 2025 kemi 26 raste të vdekjeve në punë. Ne konsiderojmë se në moment kur një punëtorë nis të shkoj në punë dhe prej punës shkon në shtëpi ne e konsiderojmë se është në orar të punës dhe Inspektorati i Punës nëse një punëtorët sot lëndohet në pallat dhe nuk vdes dhe vdes në QKUK këta nuk e konsiderojnë si rast i vdekjes”, theksoi ai.