Gjilani dhe Ballkani përballen sot në Superligën e Kosovës
18.08.2025
Elita e futbollit kosovar rikthehet sot pasdite me një përballje interesante mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Ndeshja, e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit, shënon edhe mbylljen e xhiros së parë të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Gjilanit ka qenë ndër më aktivet gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa pritet një duel i fortë ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit të Suharekës.
Të dy ekipet synojnë ta nisin me fitore këtë edicion, i cili parashikohet të jetë një sezon i nxehtë dhe me rivalitet të madh.
Përballja mes Gjilanit dhe Ballkanit do të nisë sot në orën 16:30.