A do të rikthehet Messi kundër Interit? Përgjigjet Valverde

28.09.2019

Trajner i Barcelonës, Ernesto Valverde në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen, ka folur për gjendjen e  Lionel Messit. Ai fillimisht foli për ndeshjen, duke theksuar se katalanasit kanë vuajtur dukshëm nga Getafe. “Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë kundër tyre, pavarësisht se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Është një skuadër që…

A do të rikthehet Messi kundër Interit? Përgjigjet Valverde

Trajner i Barcelonës, Ernesto Valverde në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen, ka folur për gjendjen e  Lionel Messit.

Ai fillimisht foli për ndeshjen, duke theksuar se katalanasit kanë vuajtur dukshëm nga Getafe.

“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë kundër tyre, pavarësisht se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Është një skuadër që të lë shumë pak hapësira”.

Sigurisht që tema më e rëndësishme mbetet Lionel Messit, me trajnerin që nuk jep një datë të saktë për rikthimin e argjentinasit.

“Nuk e di për sa kohë do të qëndrojë jashtë, por ne shpresojmë që të kthehet sa më parë. Messi me siguri do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit”.

Etiketat

Ofertat e fundit