Dita e katër e fushatës zgjedhore

28.09.2019

Sot në Republikën e Kosovës do të vazhdojë dita e katër e fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor. Partitë politike gjatë këtyre ditëve të fushatës po shpalosin programin qeverisës para qytetarëve të Kosovës si dhe po bëhet prezentimi i kandidatëve për deputetë. Të gjitha partitë politike kanë në…

Sot në Republikën e Kosovës do të vazhdojë dita e katër e fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Partitë politike gjatë këtyre ditëve të fushatës po shpalosin programin qeverisës para qytetarëve të Kosovës si dhe po bëhet prezentimi i kandidatëve për deputetë.

Të gjitha partitë politike kanë në dispozicion edhe 7 ditë, që ti shpalosin programet e tyre si dhe premtimet e tyre për qytetarët.

Kjo fushatë zgjedhore do të përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.

Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.

Etiketat

Ofertat e fundit