Zyrtare: Malisheva përforcon mbrojtjen me qendërmbrojtësin nigerian Samuel Opeh

16.07.2025

FC Malisheva ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit nigerian, Samuel Opeh, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një postimi në faqet zyrtare, ku theksohet se Opeh do të sjellë eksperiencë dhe stabilitet në repartin defanziv të ekipit.

“Samuel Opeh është përforcimi ynë më i ri! Me kënaqësi ju prezantojmë qendër mbrojtësin nigerian, i cili nga ky edicion do të mbrojë ngjyrat tona”, thuhet në njoftimin e FC Malishevës.

Më tej, klubi thekson se Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku ka qenë një nga figurat më të spikatura në mbrojtjen e KF Laçit. “Cilësitë dhe përvoja e tij do t’i japin më shumë stabilitet dhe siguri repartit tonë defanziv”, vijon njoftimi.

Me këtë përforcim, FC Malisheva synon të forcojë mbrojtjen dhe të rrisë konkurrencën në prapavijë, duke shtuar thellësi dhe përvojë në skuadër për edicionin e ri.

Samuel Opeh është i njohur për paraqitjet e qëndrueshme në elitën e futbollit shqiptar dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për ambiciet e Malishevës në Superligën e Kosovës.