Klubi i Arbër Zenelit e mposht PSG-në e Neymarit midis Parisit

25.09.2019

Stade de Reims ia ka shkaktuar humbjen e dytë Paris Saint-Germainit pas shtatë ndeshjeve në Ligë 1, duke e mundur 2:1 midis Parisit. Hassane Kamara dhe Boulaye Dia i shënuan dy golat e Reims duke e tronditur kampionin në fuqi të mërkurën në Parc des Princes. Kjo ishte vetëm fitorja e tretë për Reims, për […]

Klubi i Arbër Zenelit e mposht PSG-në e Neymarit midis Parisit Foto: Ilustrim

Stade de Reims ia ka shkaktuar humbjen e dytë Paris Saint-Germainit pas shtatë ndeshjeve në Ligë 1, duke e mundur 2:1 midis Parisit.

Hassane Kamara dhe Boulaye Dia i shënuan dy golat e Reims duke e tronditur kampionin në fuqi të mërkurën në Parc des Princes.

Kjo ishte vetëm fitorja e tretë për Reims, për të cilin Arbër Zeneli i Kombëtares së Kosovës mungoi shkaku i lëndimit, në shtatë ndeshjet e deritanishme në ligë.

PSG-ja e Thomas Tuchel u mposht për herë të dytë në këtë fillim sezon në ligë, por prapëseprapë e ruan kreun në përpjekje për ta mbrojtur titullin.

Parisienët grumbullojnë 15 pikë në vendin e parë, aq sa i ka edhe Angers në pozitën e dytë.

Reims, ndërkohë, renditet në vendin e tetë më 11 pikë. /Gazeta Express/

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler